Luca Toni: Ky do ishte klubi ideal për Icardin

Luca Toni ka këshilluar Bajernin e Mynihut që të nënshkruajë me Mauro Icardin si pasuesin ideal të Robert Lewandowskit që dëshiron largimin nga “Allianz Arena”.

Bomberi polak i ka orët e numëruara pasi dëshiron të largohet sa më parë nga klubi i Bajernit të Mynihut, shkruan Football-Italia”, raporton SYRI.net.

"Nëse një lojtar dëshiron të largohet, ju duhet ta lini atë të shkojë," tha ish-ylli i Bayernit, Toni për Sport Bild.

"Icardi do të ishte blerja e përsosur e Bajernit. Ai është një avantazh i madh dhe më i ri se Lewandowski ", theksoi ai.

Gjermanët janë një nga klubet e pakta që mund të paguajnë klauzolën e lirimit për Icardin e cila përllogaritet në vlerën 110 milionë euro.

Kujtojmë që Icardi zhvilloi një sezon fantastik me Interin pasi në 34 ndeshje shënoi 29 gola në Serie A.