Tiranë/ Burri gjendet i vdekur te liqeni. Dyshimet

Një burrë i moshuar është gjendur i pajetë këtë mbrëmje te zona e digës së Liqenit Artificial të Tiranës.

Viktima mësohet se është konstatuar nga kalimtarët i ulur në një stol dhe pa shenja jete.

Identiteti nuk bëhet ende i ditur.

Dyshimet janë se ka pësuar atak kardiak, thanë burime policore. Megjithatë, pritet ekspertiza për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Një hetim ka nisur nga policia lidhur me ngjarjen.