Takimi me Kim Jong-un, Trump do të ndalet në Ballkan

Gjatë udhëtimit të tij për në Singapor në datë 12 qershor kur do takohet me liderin e Koresë së Veriut, presidentit amerikan do bëjë edhe ndalesa rrugës. Trump pritet të ndalojë në Greqi këtë fundjave.

Sipas informacioneve te “Kathimerini” në programin e presidentit amerikan është një ndalesë në bazën amerikane të Sudas në Krete që shërben për furnizim të aeroskafit.

Megjithëse programi i presidentit amerikan ndryshon vazhdimisht, në bazën amerikane kanë filluar përgatitje urgjente, pasi presidenti do të takohet me gjithë stafin.

Trump ka deklaruar se vijimi i programit varet nga qëndrimi i liderit te Koresë së Veriut dhe nëse nuk mbetet i kënaqur do të largohet menjëherë nga Singapori, përndryshe do t’i ofrojë ftesë vizite për në Shtëpinë e Bardhe.