‘Ish terroristet e ISIS vijnë në Shqipëri!’

Kryeministri e Qeveria për te “zbutur” skandalet e tyre galopante përpara Evropës, janë gati të vene në ankand gjithçka ka vlerë në vendin tonë, shprehet deputeti demokrat Tritan Shehu.

“Duket se Qeveria jone eshte shume afer mbylljes se nje marreveshje tejet te rrezikeshme per Sigurine tone Kombetare. Kryeministri i Bullgarise Borisov, qe ka Presidencen e radhes se BE, ne Tirane deklaroi se ne vendin tone do te ngrihet nje strukture kordinimi e reabilitimi per ish terroristet e ISIS, me prejardhje nga i gjithe Ballkani”, shton ai.

Në një shënim në Facebook, Shehu vijon më tej: Prita per shume dite, por asnje pergenjeshtrim apo skjarim nga Qeveria jone.

Po keshtu asnje komunikim me Komisionin e Jashtem te Kuvendit.

Burime te besueshme ma konfirmojne kete inisiative.

Pa dyshim institucionet tona duhet te involvohen qe krahas denimit te sigurohet dhe reabilitimi i nenshtetasve shqiptare, ish pjesemares te ISIS.

Por te mbledhesh ne vendin tone te gjithe keta terroriste te Ballkanit, eshte nje veprim tejet i rrezikshem, qe cenon jo vetem Sigurine tone Kombetare, por dhe ekuilibrat thelbesore te brendshem per ne.

Ta besh kete ne fshehetesi te plote eshte nje krim i denueshem penalisht.

Ftoj Kryeministrin ose Ministrin e Jashtem te jape shpjegimet perkatese.