Në Singapor shpërthen Trump–Kimomania: bluza, pite, medalionë, imitues...

Në Singapor ka shpërthyer Trump-Kimomania me shitjen e bluzave, ushqimeve, medaljoneve të “Paqes Botërore” në internet etj. etj. ditë para takimit historik SHBA-Kore e Veriut.

Takot, pitet karakteristike meksikane shiten të stolisura me flamujt e dy vendeve ndërsa fytyrat e dy liderëve shfaqen kudo në xhingla turistike.

Zhurma rreth samitit Trump-Kim të martën që vjen ka nxitur shpirtin tregtar të singaporianëve dhe ka zgjuar shpresa të mëdha për turizmin.

Një person përpiqet të shesë dhomat që ka rezervuar këtë fundjavë në hotelin Shangri-La, hotel që nga mediat është përmendur si vendi i mundshëm i takimit të dy liderëve - me trefishin e çmimit të tyre. Joel Lin kërkon 1600 USD për secilën prej dy dhomave që ka rezervuar me telefon.

Mint Singapor nga ana e saj, që ka nxjerrë në treg një medaljon përkujtimor për samitin të quajtur “Paqja Botërore”, pret fitime të mëdha.

Një australian, imitues i liderit korean Kim Jong Un, që paraqitet me emrin Howard X, ka hyrë në lojë, por thuhet se ai ka pasur një surprizë të keqe të enjten, sepse e arrestuan dhe e morën në pyetje.

Restorantet meksikane Lucha Loco janë duke shitur pitet e tyre me “Burrin Raketë” dhe “El Trumpo”, por edhe u japin klientëve shansin që të godasin pinatat Trump-Kim.  

Ky samit i rrit shanset shumë për Singaporin. “Si të gjitha vizitat e profilit të lartë, ai e vendos Singaporin në hartën e audiencave ndërkombëtare dhe e tregon si një destinacion ideal, veçanërisht për takime dhe biznes,” tha Oliver Chong, kreu ekzekutiv i komunikimit dhe marketingut në Bordin e Turizmit./SYRI.NET