Çmendet moti/ Ja si ndryshojnë temperaturat nga e premtja në të shtunë

Vendi ynë, të premten pritet të ketë kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat perëndimore. Ditën e nesërme pritet një rritje e ndjeshme e temperaturave. Meterologët parashikojnë që temperaturat maksimale në vendet e ulëta të shkojnë deri në 39°C, megjithatë pritet të ndihën disa gradë më të larta.

Por ndërkohë që ditën e shtunë do të kemi ulje drastike të temperaturave për sa i përket atyre maksimale. Gjatë ditës së shtunë temperaturat maksimale do të arrijnë në 26 gradë celsius, duke u ulur me 13 gradë.