Vendimi i çuditshëm i UEFA-s/ Futja e maces në fushë dënohet më tepër se racizmi

Ka shumë gjëra që nuk shkojnë në botën e futbollit, kur klube apo skuadra gjykohen ndryshe.

UEFA vendosi të gjobiste klubin turk të Beshiktashit me 34 mijë euro, sepse gjatë ndeshjes në Champions me Bayernin e Mynihut u fut në fushë një mace.

Kurse Rusia, vendi organizator i Kupës së Botës, ka marrë një gjobë prej 22 mijë euro nga FIFA për racizmin e shfaqur në ndeshjen miqësore me Francën.

Me sa duket, macja në fushë qenka një shkelje më e rëndë se racizmi në stadiumet e futbollit.

Ose ka diçka që nuk shkon në këtë mes, edhe pse vendimet janë dhënë nga dy institucione të ndryshme, por janë ato më të lartat në futbollin botëror.