Krimi i rëndë në Dibër, djalit kthehet nga Anglia e vret prindërit. Emrat
Një krim i rëndë ka tronditur mesditën e sotme Dibrën dhe mbarë opinionin publik.
Një i ri ka vrarë babanë dhe nënën e tij.
Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen e ‘Llixhave’ në Peshkopi.
Nga të dhënat e para është zbuluar se autori i krimit kishte ardhur dje nga Anglia.
Qemal Sela ka qëlluar duke vrarë babanë e tij, Flamur Sela dhe nenen Zeqime Sela.
Policia është në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me shkaqet e kësaj tragjedie.