Topollaj: Vendimi e rritjes së çmimit të ujit në Tiranë është i pavlefshëm

Këshilltarët e PD në bashkinë e Tiranës thonë se vendimi për rritjen e çmimi të ujit është i pavlefshëm, pasi një vit më parë ky vendim u mor vetëm me votat e 25 anëtarëve. Në një dalje për mediat, këshilltari Fatjon Topollaj tha se shumë shpejt gjykata do ta rrëzojë këtë vendim.

“Ky vendim ka kaluar në mënyrë krejtësisht të paligjshme rreth një viti më parë dhe sikurse gjykata na dha të drejtë për një padi të dorëzuar nga ne për pavlefshmërinë e 6 mandateve, gjykata shumë shpejt me të njëjtën arsyetim do të rrëzojë edhe çmimin e rritur të ujit të pijshëm në qytetin e Tiranës”, tha Topollaj.

“Është arithemtikë e thjeshtë, këshilli i bashkisë përbëhet nga 61 anëtarë, ndërsa vendimi për rritjen e çmimit të ujit është marrë nga 25 anëtarë të rregullt të anëtarëve të bashkisë. Gjykata do ta shpallë të pavlefshme rritjen e çmimit të ujit. Rritja e  cmimit të ujit është i pavlefshëm dhe qytetarët nuk kanë pse të paguajnë”, tha këshilltari i opozitës.