UEFA mbush arkat e Juventusit, ja sa do të përfitojnë kampionët e Italisë

Pjesëmarrja në Champions League është kthyer në një domosdoshmëri për shumë klube europiane, veçanërisht për ato që kanë probleme me bilancin.

Nuk ka probleme të tilla për Juventusin, që, përveç bilancit pozitiv, mund të mbështetet edhe tek të ardhurat nga Champions League.

Agnelli dhe drejtuesit bardhezinj mund të buzëqeshin akoma. Në fakt, e bëjnë një gjë të tillë që nga sezoni 2012-2013.

Falë të ardhurave nga Champions, Marotta dhe Paratici kanë patur mundësinë të përforcojnë ekipin sezon pas sezoni.

Me fitoren e titullit të shtatë radhazi në kampionat dhe në bazë të renditjes, dhe të drejtave televizive, Juventus mund të mbështetet te paratë që edicioni i ardhshëm do t’i garantojë pjesëmarrësve.

Sipas ndarjes së re të të ardhurave të vendosura nga UEFA, bardhezinjtë do të përfitojë 50 milion euro pa zbritur në fushë.