VIDEO/ Basha - Ruçit: Pezullo seancën derisa të vijnë Rama e Xhafaj!

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçit të pezullojë urgjent seancën derisa në të të jenë të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafajt.

Basha  ka ngritur zërin në foltore duke deklaruar se "në këtë seancë gjen shprehjen më të qartë, kapitullimi i qeverisë së krimit dhe drogës, ku mungojnë dy nga kokat kryesore të aleancës së pushtetit me krimit, Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj. Kërkesa e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së ëhstë e qartë dhe e kuptueshme për ju, si Kryetar i Kuvendit, për deputetët, për mediat: kjo seancë nuk mundet dhe nuk duhet të vazhdojë pa praninë e këtyre të dyve këtu (tregon vendet bosh të Ramës dhe Xhafajt), llogaridhënia e të cilave në këtë moment kyç dhe kritik për të nesërmen, për vendimarrjen europiane, është  një detyrim moral dhe politik. Në qoftë se kanë vendosur të mos vijnë më në këtë sallë, atëhërë të mos e çojnë më tutje, të largohen sot dhe të çlirojnë Shqipërinë nga aleanca e krimit me pushtet që ëhstë pengesa kryesore për integrimin europian të vendit...

Saimir Tahiri u lirua dhe e njëjta skemë po ndiqet për të mbrojtur vëllezërit Xhafaj, - theksoi kreu i PD-së. -  Në këto kushte është e pamendueshme që Bundestagu dhe cilido institucion europian të realizojnë atë që kërkojmë, negociatat. Zoti kryetar! Pezullo seancën! Thirr këtu Edi Ramën dhe Fatmir Xhafajn”.

Ndërkohë që Basha ka bërë këtë thirrje, ai ka debatuar nga foltorja me deputetët e mazhorancës që e kanë sulmuar nga vendi ku ishin ulur.

“Hajde këtu se ta tregoj unë, ti zar i bandave të Lushnjes”,- iu drejtua Basha, deputetit Erion Braçe që i foli nga salla.

Ruçi ka kërkuar vazhdimisht lirimin e foltores nga Basha, por ai nuk është larguar i mbështetur nga deputetët e opozitës.

Ruçi ka replikuar me deputetët e PD-së.

Seanca vazhdon me debate të forta, Basha qëndron në foltore. Ndiqni videon./ar.sh/SYRI.NET