Ozil trondit Gjermaninë, dëmtohet në gju dhe rrezikon Botërorin

Në Kombëtaren e Gjermanisë ka mbërritur një lajm i keq si për stafin teknik ashtu edhe për tifozët.

Mesfushori turko-gjerman, Mesut Ozil, ka pësuar një dëmtim në gju në humbjen me Austrinë, dhe rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në Kupën e Botës.

Do të jetë stafi mjekësor i kampionëve të botës që do të ekzaminojë shkallën e dëmtimit të mesfushorit të Arsenalit dhe më pas të vendoset nëse do të jetë i gatshëm për të qenë nën urdhrat e trajnerit Low në “Rusi 2018”.

Gjermania ndeshjen e parë në Botëror e luan me Meksikën në datën 17 qershor në orën 17:00.