Egjipti shumë i vogël pa Salah, fiton bindshëm Belgjika

Belgjika ka shënuar një fitore me rezultatin e pastër 3-0 kundër Egjiptit.

Egjipti e fillojë më mirë këtë takim dhe disa herë ishte afër për të shënuar gol, por belgët u kthyen në lojë pas minutës së 20.

Pikërisht në minutën e 26’të të pjesës së parë, Romelo Lukaku gjendet shumë mirë brenda zonës së rreptësisë për të kaluar Belgjikën në epërsi.

Në minutën e 37’ shënoi edhe Eden Hazard duke mbyllur pjesën e parë me avantazhin 2-0.

Në pjesën e dytë pati ndeshje më të qetë ndërsa 45 minuta luajti edhe kosovari Adnan Januzaj.

Krejt në fund gol shënoi Belgjika me anë të Maourone Fellaini në minutën e 92’të.

Kështu Egjipti pritet që të shkojë pa ndonjë paraqitje mbresëlënëse në këto ndeshje miqësore që i paraprinë Rusia 2018.

Por, duhet të kihet parasysh sepse për Egjiptin nuk luajti Mohamed Salah