Plagosja në Gjirokastër, Policia jep detaje

Policia e Gjirokastër ka dhënë detaje lidhur me plagosjen me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45 në lagjen "18 shtatori" pranë Drejtorisë së Policisë.

Xhelo Gerveshi 52 vjeç dhe Valentin Buci 36 vjeç, të dy nga Lazarati, u qëlluan me pistoletë para një lokali “lloto sporti”.

Si autor i ngjarjes është identifikuar K. Ll, rreth 40 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ngjarja, sipas policisë, ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes tyre.

Të plagosurit janë transportuar në spitalin rajonal Gjirokastër për marrjen e ndihmës mjekësore dhe për momentin raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Xhelo Gerveshi pasi ka marrë ndihmën e parë në këtë spital është transportuar drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Forca të shumta policie po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij.

Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar 3 gëzhoja pistolete, njoftoi Policia, ndërsa shtoi se po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethana të ngjarjes, si dhe për kapjen e autorit.