Video-përgjimi/ Gjuha dhe fjalori i Ramës të njëjta me ato të Geronit…!

Në video-përgjimin e Klan, publiku ka arritur të njohë Ramën e vërtetë. Gjuhën dhe fjalorin që përdor Rama, e cila është banale dhe tipike e një oridineri. Kërcënimin tipik të një të “forti” ndaj gazetarit.

Në video-përgjim Rama është i vërtetë. Daljet televizive apo konferencat e shtypit të Ramës janë të parafabrikuara. Në to Rama është në rol dhe lexon skenarin e parapërgatitur. Pra në të gjithë rastet e bisedave jashtë ekranit dhe sidomos kur është jashtë ekuilibrit dhe kërcënon, publiku mund të dëgjojë dhe të shikojë Ramën e Vërtetë.

Ja se çfarë ka thënë ai kur e ka marrë një gazetar i emisionit investigativ Stop:

Kujt i bën hëhëhë ti, u onjsh në byth, budalla…

Dhe ka vijuar më kërcënimin:

Mos e përdor më ktë numër telefoni!

Por Rama në rastet kur është në panik dhe në pozitë të vështirë të shfaqet ashtu sic është në realitet. Një nga shprehjet e paprecedente për botën demokratike është ajo që ka thënë për “popullin opozitar” duke e krahasuar “me organin gjenital që nuk ngrihet”… Një shprehje e pashëmbullt duke ofenduar në grup qytetarët që e kundërshtojnë…

Po ashtu Rama i ndodhur nën presionin e opozitës ka nxjerrë fytyrën e vërtetë duke e kërcënuar të gjithë opozitën në bllok:

S’keni parë gjë akoma…!

Gjuha dhe fjalori i Ramës nuk kanë asnjë dallim nga ato të Geronit. Madje edhe mënyra e komunikimit dhe shprehjet kërcënuese janë pothuajse identike.

Dhe çuditërisht media e tij mjerane e klienteliste sulmon Babalen për nivelin e shfaqur në video.

Syri.net/ 6 qershor 2018