Vjen refuzimi tjetër i madh: 'Reali as të mos më telefonojë, nuk e dua atë ekip'

Dorëheqja e papritur e Zinedine Zidane si trajneri i Real Madridit, javën e shkuar, i ka lënë Los Blancos me një dhimbje koke të papritur, pasi ata janë në kërkim të trajnerit të ri.

Tani për tani, me një numër trajnerësh janë distancuar nga kjo punë, dhe i fundit që e ka refuzuar këtë mundësi është Marcelino García trajneri i Valencias.

“Nuk do të shkoj – jam vërtet i vendosur këtu në Valencia. Ata nuk do të më thërrasin, dhe në çdo rast nuk do të shkoj, sepse unë jam vërtet i vendosur këtu në Valencia,”, ka deklaruar Marcelino.