Tragjike/ Fëmija pi ujë me helm, vdes në spital

Një vajzë 3-vjeçe ka ndërruar jetë dje pasi piu ujë në një shishe me insekticide. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tre Urat, në Lushnjë, ku 3-vjeçarja H.K. kishte shkuar te gjyshërit e saj. Burimet zyrtare saktësojnë se e vogla ka pirë ujë në shishe me insekticide.

Menjëherë ajo u dërgua në spital, ku ndërroi jetë.

Materialet u referuan për vlerësim në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, njoftoi Policia.