Sezoni turistik, pritet që Europa të vijë e të ... hyjë tek ne

Njihet për ironinë dhe batutat.

Sot Ylli Dylgjeri ka goditur sërish duke ironizuar shifrat e çuditshme të dhëna nga qeveria, se në këtë sezon turistik pritet që në Shqipëri të vijnë 10 milionë turistë.

‘Sezoni Turistik:

-Presim 10 milion turistë...

Me këtë fluks turistësh që priten të hyjnë këtë verë nga europa nuk na duhet fare të hyjmë edhe në Evropë! Po hyn Evropa te Ne’, ironizon Dylgjeri në profilin e tij në Facebook.