FOTO/ Kukësi bën përforcimin e dytë, ‘dhurata’ e Gjicit për Pacult është ky mesfushor

Arlind Kalaja është lojtari i dytë që firmos me skuadrën e Kukësit pas portierit Faton Maloku.

Mesfushori shkodran ka gjetur akordin me verilindorët dhe sot është klubi kuksian që njofton për arritjen e marrëveshjes.

Kalaja ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare dhe tashmë është gati për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Peter Pacult.