Memushaj ‘peng’ i kontratës me Beneventon

E ardhmja e Memushajt është një ekuacion me shumë të panjohura.

Vlonjati dëshiron të kthehet tek ish-ekipi i tij, ku mbajti edhe shiritin e kapitenit, Pescara.

Megjithatë ai është “peng” i një kontrate që e mban edhe 2 vjet të lidhur me ekipin që ra nga Seria A këtë vit, Beneventos, që kërkon një shifër të lartë për mesfushorin.

Pescara sheh te lojtari i kombëtares sonë liderin për t’i udhëhequr sezonin e ardhshëm në pretendimin e tyre për në Serie A.

Memushaj nuk u thirr nga Panucci në dy miqësoret e fundit. Ai në fakt vinte nga probleme fizike, por nuk dihet në qoftë se italiani do ta ketë në planin e tij për të ardhmen në Kombëtare.