VIDEO/ Rama: Futuni këtu vetëm 3 minuta, mos kërkoni deputetët a miqtë për hallet tuaja

Kryeministri Edi Rama i ka mëshuar sot rëndësisë që ka dhe duhet të ketë për qytetarët, Platforma e Bashkëqeverisjes dhe ka insistuar që ata ta përdorin. Me përdorimin e kësaj platforme, - tha Rama, - nuk ka nevojë askush që të gjejë deputetin e zonës, kushuririn apo mikun e filan drejtori për ta zgjidhur hallin e vet, por të harxhojë vetëm 3 minuta, 3 minuta!"

Në një takim në selinë e qeverisë, Rama tha: "10.000 adresime të qytetarëve në Platformën e Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al, një mekanizëm bashkëveprimi mes qeverisë dhe njerëzve të zakonshëm për të kapërcyer pengesat administrative në zgjidhjen e halleve individuale e të problemeve të komunitetit, luftuar së bashku vonesat e pajustifikuara dhe kulturën e vjetër të rryshfetit në zyrat e shërbimeve për qytetarët. Sa më shumë ta përdorim Platformën e Bashkëqeverisjes aq më shpejt do të kemi shërbimet që njerëzit meritojnë në zyrat e shtetit."