Higuain komenton anulimin e miqësores së Argjentinës me Izraelin

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, ka thënë se Argjentina mori vendim të drejtë për të mos shkuar në Izrael për të zhvilluar ndeshjen miqësore ndaj këtij vendi në Jerusalem.

Argjentina e anuloi mbrëmë ndeshjen e fundit përgatitore para Botërorit kundër Izraelit, i cila ishte planifikuar të luhej të shtunën.

Kjo ndeshje ka qenë subjekt i polemikave të mëdha në ditët e fundit, sepse ishte vendosur të luhej në lagjen e Jerusalemit, Malha, e cila ndodhet pikërisht në një zonë të një ish-fshati palestinez të shkatërruar gjatë luftës pas të cilës u themelua Izraeli 70 vite më parë.

Lojtarët dhe trajneri Jorge Sampaoli nuk ishin dashur të shkonin në Izrael, duke e detyruar Federatën ta anulojë ndeshjen.

“Vendim i drejtë për të mos shkuar në Izrael”, ka thënë Higuain për Clarin.

“Më në fund e bëmë gjënë e duhur”, shtoi sulmuesi argjentinas.