Ilir Demalia sherr me Frrok Çupin: Tom Doshi e Fidel Ylli më kanë kërcënuar me armë në kokë, ti e mbron se je paguar

Ilir Demalia ka bërë një denoncim dje në emisionin “360 gradë”, të Artur Zhejit në Ora News. Demalia në lidhje drejtpërdrejt nga Amerika ka thënë se e ka kërcënuar Tom Doshi së bashku me Fidel Yllin, dhe i kanë vendosur pistoletën në kokë.

Ilir Demalia: Më ka kërcënuar Tom Doshi dhe Fidel Ylli, më kanë çuar armën në kokë. Departamenti i Shtetit e ka në listën e njerëzve të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar, nuk e lejojnë të hyjë në Amerikë. Filluan kërcënimet, Ilir Demalia mos fol më për Tom Doshin se do të heqim qafe.

Nuk më kërcënojnë dot, unë nesër vij prapë në Tiranë. Unë nuk trembe as nga Tom Doshi dhe as nga kushdo qoftë, unë do them fjalën e lirë. “Mbylle gojën dhe kërko të falur”, më thotë një nga njerëzit e Doshit, e kuptoni çfarë njerëzish në Parlament.

Frrok Çupi: Më vjen keq që po flisni për Tom Doshin.

Ilir Demalia: Turp të kesh që e mbron.

Frrok Çupi: Nuk e mbroj, por nuk mund të lejoj të thuash këtë.

Ilir Demalia: Të ka paguar Doshi.

Frrok Çupi: Këtë nuk ta lejoj.