FOTO/Hidhet në erë magazina e drithit në Francë, disa të plagosur

Një shpërthim në një objekt magazinimi drithi në Francë, në Strasburg, ka plagosur rëndë tre persona mëngjesin e së mërkurës, thanë shërbimet e Emergjencave.

Tymi erdhi në rritje pas shpërthimit që ndodhi në kompaninë Silostra, në portin e lumit Rhine në Strasburg më 6 qershor.

Nuk qe e qartë se çfarë e shkarkoi shpërthimin, që i vuri flakën kullës së drithit në brigjet e lumit Rhino në kufi em Gjermani.

Objekti është pronë e një kooperative bujqësore, Comptoir. Tregtarët e grurit në vend thanë se magazina kishte një kapacitet prej 40 mijë tonësh grurë. Vetë kompania Comptoiu nuk ka bërë ndonjë deklaratë.

Franca është prodhuesi dhe eksportuesi më i madh i drithërave në BE. Rhine shërben si një rrugë e rëndësishme për transportimin e grurit nga Franca lindore drejt vendeve të Evropës perëndimore si Gjermania dhe Holanda./SYRI.NET