VIDEO/ Vrasja e biznesmenit në Vlorë, dy autorët janë nga Tepelena. Emrat e ...

Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës për atentatin me vdekje të dy netëve më parë.

Në një konferencë për media, drejtori i policisë së qytetit bregdetar u shpreh se është zbardhur dinamika dhe janë identifikuar autorët e dyshuar.

Autoret e dyshuar te shpallur ne kerkim jane:

E.A., 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë;

A.C., 28 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë.

Ka qenë drejtori i Policisë së Vlorës  Gentian Shehaj ai që ka bërë publike detajet për mediat.

Janë arrestuar dy persona që kanë qenë bashkëpunëtorë:

Nekid Arapi, 21 vjeç, banues në Vlorë,

Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, banues në Vlorë.

Deklarata e drejtorit të Policisë së Vlorës, Gentian Shehaj:

Në vijim të veprimeve hetimore është kryer arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Nekid Arapi, 21 vjeç, banues në Vlorë,

Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, banues në Vlorë, të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes.

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë punën për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

një armë zjarri kallashnikov model 56, me një krëhër me fishekë

një gëzhojë armë zjarri, model 9 mm, - një pjesë predhe armë zjarri e dëmtuar

si dhe një automjet tip “Audi”, me të cilin dyshohet se janë larguar autorët pasi kanë kryer krimin.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, në ngarkim të:

Shtetasve E. A., dhe A. C., për veprën penale “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga nenet 78, 25 dhe 278 të Kodit Penal.

Shtetasit Nekid Arapi dhe Amarildo Grembi për veprën penale ‘Përkrahja e autorit të krimit’.