Eva Murati bën deklaratën e papritur: ‘Jepuni meritat artistëve shqiptarë’

Të qenit pjesë e ekranit, për shkak të angazhimit të saj prej vitesh në profilin publik si një prej prezantueseve më simpatike tonat, Eva Murati është shpesh e ndjeshme ndaj gjërave që prekin pjesën artistike në vend.

Kështu, për asnjë moment ajo nuk i ka zbehur vlerësimet dhe lëvdatat për të gjithë ata këngëtarë shqiptarë me famë botërore, që na bëjnë të ndihemi krenar me prurjet e tyre artistike ndër vite, por sipas deklaratës së fundit që Eva ka bërë në Instagram, ajo i mëshon shumë faktit se përpara se të vlerësojmë artistët me potencial botëror, le të vlerësohen ata që shqiptarë që jetojnë këtu pasi ata janë ambasadorët e vërtetë të artit tonë në botë.