FOTO/ Durrës, shpëtohet burri me varkën që po mbytej, 3 milje larg bregut

Një burrë që po mbytej në det në Durrës është shpëtuar; me varkën e tij, 60-vjeçari Luan Hajdaraj kishte shkuar 3 milje larg bregut dhe kishte humbur orientimin në errësirë. 

Sinjali që Luan Hajdaraj ishte në rrezik u dha nga një anije në Radë. Ai u gjet në orën 6:15 në gjendje të mirë.