Rrahen me shkop bejsbolli një vit më parë, prangosen shqiptari dhe dy italianët

Tre persona janë arrestuar në Itali, mes tyre edhe një shtetas shqiptar, pasi akuzohen për një rrahje brutale në vitin 2017 në Xhenova.

Siç raportojnë mediat italiane, tre personat kanë rrahuar me shkop bejsbolli një qytetar nga Amerika e Jugut dhe një tregtar makinash.

Të arrestuarit janë Alessandro Fiori, 41 vjeç nga Sassari, Michael Vavalà 20 vjeç nga Xhenova dhe Florenc Hasa 31 vjeç nga Shqipëria.

Hetimet thonë se ditën që ndodhi ngjarja tre të arrestuarit, njëri prej të cilëve ishte i armatosur kishin sulmuar dhe rrahuar një klient dhe tregtarin e makinave. Në sherr  u përfshinë edhe disa persona të tjerë, të cilët njoftuan menjëherë policinë. Sipas burimeve policre mendohet se sherri ndodhi për shkak të një borxhi të vjetër të pashlyer.