Zyrtare: 'Ylli' i Arsenalit transferohet në Spanjë

Santi Cazorla rikthehet në shtëpi.

Pas 7 vitesh mesfushori me tipare sulmuese do të jetë sërish pjesë e Villarealit në La Liga. Me Nëndetsen e Verdhë, Cazorla ka luajtur nga 2003 deri në 2006 dhe nga 2007 deri në 2011-ën.

Cazorla nuk luan që nga viti 2016-të për shkak të dëmtimit që pësoi në tendinën e Akilit. Pas 6 sezonesh në moshën 33-vjeçare Cazorla ka lënë Arsenalin për t’u bashkuar sërish me Villarealin.