Jeta e Messit e pasqyruar në këtë VIDEO emocionuese para Kupës së Botës

Messi shpesh herë është konsideruar si lojtari më i mirë në historinë e futbollit, por i vetmi trofe që i mungon në karrierën e tij është Kupa e Botës.

Së fundmi mediat argjentinase kanë përgatitur një video motivuese për lojtarin që konsiderohet si “Mesija e Futbollit” ose e thënë ndryshe “shpëtimtari i futbollit”.

Në videon më poshtë do të shikoni të ilustruarnë mënyrë të animuar jetën e Lionel Messit i cili ka pasur jo pak vështirësi për shkak të një sëmundje të rrallë në fëmijëri.

Por ai nuk u dorëzua kurrë dhe u ngjit në majën e futbollit, por tashmë në 14 qershor ai do të luajë në Botërorin e tij të fundit dhe përqendrimi është maksimal.