ZYRTARE: UEFA dënon Buffonin, kaq ndeshje nuk do luajë në Champions

UEFA ka dënuar Gianluigi Buffonin për sjelljen antisportive ndaj arbitrit në fundit e takimit ndërmjet Juventusit dhe Real Madridit.

Legjenda italiane është pezulluar me 3 ndeshje në Champions League për reagimin kundër arbitrit Oliver.

Ky vendim u mor nga Trupi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i Federatës Europiane të Futbollit.