Ja çfarë thotë vajza e 'monstrës' që përdhunoi 15-vjeçaren

Pas rrëfimit të 15-vjeçares nga Velçani, që u përdhunua nga fqinji i saj Ligor Biba, ka ardhur reagimi dhe nga familja e abuzuesit.

Valbona Biba, vajza e 55-vjeçarit, Ligor Biba, në një prononcim për Fax News, ka mohuar deklarimet e familjes së Xhoanës.

Valbona ka thënë se nuk e kanë kërcënuar familjen e Xhoanës. Sipas saj ata kanë shkuar në familjen e saj për t’i kërkuar falje.

“Nuk është e vërtetë që i kemi kërcënuar dhe iu kemi ofruar lekë. Kemi shkuar vetëm një herë në banesë bashkë me kryeplakun për t’iu kërkuar falje. Kam folur me babin pas dënimit që mori. Ai është i penduar. Babai është i sëmurë . Ka kryer 3 operacione në zemër. Gjendja e tij është e rënduar. Ndihemi të turpëruar. Por asnjë moment nuk kemi kërcënuar familjen dhe Xhoanën.”-ka thënë Valbona Biba.