Fier, arrestohen dy të shpallur në kërkim, detajet dhe emrat

Janë ndalur nga policia e Fierit 2 shtetas i shapllur në kërkim. Njëri i akuzuar dhe dënuar për dhunë në familje dhe tjetri për mashtrim.

Në njoftimin e policsië së këtij qyteti thuhet se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:

1.Aglin Kadhaj, 32 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi  Gjykata e Shkallës së Parë Fier me Vendimin e datës 01.06.2018 ka dhënë masën “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrimi”, paeashikuar ng Neni 143/1 i Kodit Penal.

2. Aleko Braka, 51 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me Vendimin e datës 01.06.2018 ka dhënë masën “Arrest në burg” për veprat penale “Dhuna në familje”dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” parshikuar nga  Nenet 130/4 dhe 321/2 të Kodit Penal.