4 akuza mbi djalin nga Kuçova, plagosi me thikë 2 shokët e vet

Policia e Beratit ka arrestuar Llazar Ziun, 20 vjeç, banues në Tapi të Kuçovës. Nuk dihet për ç'arsye, në nerva e sipër, në një lokal në lagjen “Tafil Skëndo” ka goditur me grushta dhe me thikë, E.K, 20 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”. Por, po aty, ka goditur me thikë edhe shokun e tij R.B, 17 vjeç, banues në Tapi.

Dosja e tij i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për 4 vepra penale:

”Kanosja”

”Prishja e qetësisë publike”

”Plagosja e lehtë me dashje”

“Plagosje e lehtë nga pakujdesia”.