Kryemadhi: Mos u çudisni që të dalë i pafajshëm Saimir Tahiri

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në "Tonight Ilva Tare", tha se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të dalë i pafajshëm.

"Ke një muaj që Rama ka marrë plaçkat me vete qytet më qytet si cirk lëvizës dhe po fillon dhe argumenton që mos hapja e negociatave është faj i opozitës. Deri dje fajin e kishte LSI-ja, tani do dalë dhe do thotë fajin e ka populli. Në një vend ky dy ministra të Brendshëm i dalin të implikuar në proces të antimafias. Në burg mbahen hallexhinj për 5 mijë lekë drita dhe lirohet Saimir Tahiri. Ua kam thënë para një muaji që në fillim do ta mbajnë në arrest shtëpie, pastaj do ta nxjerrin të lirë. Mos u çudisni që të dalë i pafajshëm Saimir Tahiri dhe do të dalë i fajshëm ai polici i antimafias që solli përgjimin këtu", tha Kryemadhi.