Reali e gjen në Gjermani zëvendësuesin e Zidanes

Reali i Madridit vazhdon të jetë në kërkim të pasuesit të Zinedine Zidane me francezin që dha dorëheqjen nga Los Blancos vetëm pak ditë pasi fitoi Championsin e 3-të radhazi.

Në orët e fundit ka fituar shumë kuota trajneri aktual i Juventusit Max Allegri por duke iu referuar asaj që shkruan gazeta prestigjoze gjermane Bild, një kandidat serioz për të marrë drejtimin e Realit është edhe trajneri i Hoffenheim-it, Julian Nagelsmann.

30-vjeçari gjerman i cili e ka kualifikuar dy herë në Champions League, Hoffenheim-in në 2 sezonet e fundit pëlqehet shumë nga presidenti Perez dhe mund të jetë pikërisht ai trajneri i ri i Los Blancos.