FOTO/ Afërdita Dreshaj e ftoi Ermal Mamaqin në dasmë, por ai duhet të laj enët...!

Modelja bukuroshe Afërdita Dreshaj pas 3 javësh do të kurorëzojë me martesë lidhjen e saj me sportistin çek, Jakub Kindl. Prej disa ditësh ajo ka ndarë me fansat e saj foto dhe video të shumta nga festa e çmendur e beqarisë.

Njërën prej fotove të Afërditës, ku shfaqet me mikeshat e saj (shumw prej tyre modele shqiptare),  duke festuar ditët e fundit si beqare, e publikoi Ermal Mamaqi në profilin e tij.

“E lamë me gocat për një kalçeto. Bëheni ju mbas dreke?”- shkruan ai me humor.

Afërdita i ka komentuar Ermalit në foton e publikuar, duke e ftuar moderatorin në Miami për dasmën. Mirëpo përgjigja e Ermalit ndaj ftesës së Afërditës i ka bërë të gjithë të qeshin.

“Ja sa të laj enët dhe erdhaa”, - shkruan ai.