Manchester United nis merkaton e bujshme, transferimi i parë i kushton 53 milion paund

Manchester United iu dorëzua presionit të agjentëve dhe Kombëtares së Brazilit për të firmosur para Botërorit me një sulmues që përmirëson dukshëm cilësinë e repartit ofensiv, por rëndon bilancin e skuadrës më të pasur të planetit.

“Djajtë e kuq” arritën akordin me Fred, një futbollist që do t’i kushtojë ekipit të “Old Trafford”-it plot 53 milionë paund.

Sulmuesi, që vjen nga Shakhtar Donetsk ishte në bisedime me Manchester United që prej muajit janar, kur transferimi i tij i pritshëm te City dështoi në mënyrë të bujshme.

Trajneri i Brazilit, Tite, i kërkoi futbollistit që të mbyllte marrëveshjen para Botërorit, për të mos krijuar shqetësime. Pikërisht kjo ndodhi këtë javë dhe Fred kaloi vizitat mjekësore.

Sulmuesi i “Selecao”-s fitoi 10 trofe me Shakhtarin që prej vitit 2013, duke përfshirë dhe 3 tituj kampion në Ukrainë.

Fred konsiderohet një futbollist titullar për Brazilin, në Botërorin ku do të ndeshet fillimisht me Zvicrën, më pas me Kosta Rikën dhe Serbinë.