Nisin problemet/ I vjedhin 11 mijë dollarë sapo mbërrin në Rusi për Botërorin

Që do të ketë episode të pakëndshme gjatë Botërorit të Rusisë, që starton më 14 qershor, kjo nuk ka diskutim, por nuk pritej që problemet të nisnin kaq shpejt në vendin organizator.

Ish-sulmuesit të Nigerisë, Ajaksit dhe Arsenalit, Nwankwo Kanu, i cili shoqëron kombëtaren e tij në Rusi, sapo ka mbërritur në këtë vend, i janë vjedhur 11 mijë dollarë.

Gjithçka, sipas agjencisë së lajmeve “Tass”, ka ndodhur në Aeroportin e Moskës, ku Kanu zbriti pas udhëtimit nga Londra.

Por e ka kuptuar se mungonin dollarët vetëm kur ka shkuar në Kaliningrad, ku më 16 qershor Nigeria do të luajë ndaj Kroacisë.

Autoritet ruse kanë identifikuar dhe ndaluar të dyshuarit dhe dollarët i janë kthyer ish-sulmuesit.