Media britanike komenton performancën e Ritës në Tiranë

Mbrëmjen e kaluar ajo ndezi skenën në Sheshin Skënderbej duke kënduar disa nga hitet e saj. Këngëtarja me origjinë Shqiptare Rita Ora mblodhi në Tiranë rreth 250 mijë njerëz të cilët kanë shijuar çdo moment të prezencës së saj.

“Daily Mail” ditën e sotme ka publikuar një shkrim ku komenton performancën dhe look-un e saj në Tiranë. 27-vjeçarja është vlerësuar pozitivisht për paraqitjen e saj skenike si edhe për performancat plot energji.

“Ora kishte veshur një kostum të verdhë dhe shfaqte për mrekulli linjat e saj si orë rëre” ,-shkruan gazeta britanike.

Kujtojmë se Rita u rikthye për herë të dytë në Tiranë pas 6 vitesh ndërkohë që këtë herë u shfaq me flokët e kuqe ashtu si flamuri shqiptar.