18 mijë ushtarë stërviten në vendet baltike, NATO në kufrin rus

NATO ka nisur stërvitjen ushtarake të kryesuar nga ushtria amerikane me 18 mijë ushtarë nga 19 vende. Stërvitja e quajtur  “Saber Strike 18”do të vazhdojë në rajon deri me 15 qershor, dhe ka si qëllim të demostrojë përkushtimin dhe solidaritetin e NATO-s në një kohë kur manovrat ushtarake ruse gjithnjë e më shumë po shqetësojnë anëtarët e aleancës në këtë rajon.

NATO ka vendosur rreth 6 mijë ushtarë në Poloni dhe vendet baltike, Estoni, Lituani dhe Letoni. Ministria e Mbrojtjes e Lituanisë ka njoftuar edhe fillimin e stërvitjes më të madhe ushtarake kombëtare në vend “Stuhia e rrufesë”, me rreth 9 mijë ushtarë.

Edhe Izraeli, i cili nuk është anëtar i NATO-së, për herë të parë merr pjesë në kë stërvitje.