U plagos në aksidentin ë Vorës, ndërron jetë 65 vjeçarja, emri

Ndërron jetë në spitalin e traumës në Tiranë njëra nga të plgaosurat e aksidentit që ndodhi një natë më parë në Vorë. Ajo është 65 vjeçarja Zana Brunga dhe ka ndërruar jetë pas plagëve të rënda që kishte marrë nga përplasja e makinave.

Aksident ka ndodhur mbrëmjen  e djeshme në rrugën Fushë Krujë-Vorë ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Bëhej fjalë për një mjet tip ‘Ford’ dhe një ‘Golf’.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur edhe 3 persona, të cilët janë transportuar për në Spitalin e Traumës, ku ndodhen në gjendje të rëndë.

Policia ka vijura hetimet ndërkohë që dyshohet se shkak ka qenë një parakalim i gabuar i njërit prej mjeteve.