Meteorologët japin alarmin/ Ja çfarë do të ndodhë me motin gjatë verës

Moti prej disa vitesh ka dalë nga normaliteti, duke na ofruar episode ekstreme si në vere ashtu dhe në dimër.

Këshilli Kombëtar i Shkencës në Itali, me anë të një studimi të kryer së fundmi ka nxjerrë në pah se ngjarjet ekstreme si stuhi, valë të nxehti mbase dhe tornado do të shoqërojnë gjatë kësaj vere gjithë Europën.

Ekspertët thonë se vera ka hyrë me temperatura të larta, e mbase ajo do të përngjasojë me verën e vitit 2003 që ishte e karakterizur nga thatësira ekstreme.