Milani në hall, këto ditë pritet ndëshkimi nga UEFA

Pas 10 milionë eurove të kërkuara nga Bordi drejtues i Milanit për rritjen e kapitalit, në qendër të vëmendjes kalon çështja kuqezi e UEFA-s.

Në ditët e ardhshme, Dhoma e Gjykimit do të japë vendimin e saj, duke vendosur se çfarë ndëshkimesh do të pësojnë kuqezinjtë për shkeljen e “Fair Play Financiar” në vitet 2014-2017.

Sipas “Corriere della Sera”, seanca duhet të jetë midis 18 dhe 20 qershorit dhe gjithashtu vendimi penalizues për “Djallin”.