E mbani mend Zymbyl Agën? Femrat po çmenden pas ndryshimit drastik të tij

Seriali “Sulejmani i madhërishëm” ka qenë ndër më të ndjekurit vite më parë dhe shumë aktorë u bënë të njohur në Shqipëri me rolet e tyre pikërisht nga ky serial. Mjafton të kujtojmë Zymbyl Agën të cilin me siguri e mbani mend të gjithë.

Që nga koha kur transmetohej seriali, aktori Selim Bayraktar ka ndryshuar shumë dhe për mirë.

Pamja e tij me mjekër ka bërë që të duket shumë simpatik e të marrë shumë komplimenta edhe pse është i martuar prej disa vitesh.

Aktori 42-vjeçar nuk ngurron të tregojë edhe trupin e tij duke tërhequr shumë vëmendjen.

“Zymbyl aga” vazhdon aktrimin dhe aktualisht luan në serialin “Ufak telek cinayetler”.