Rama shfaq arrogancën ndaj qytetarëve: Po kërkoni qiqra në hell, s'ka spital për çdo qytet!

Kryeministri Edi Rama është duke u përballur me revoltë jashtë dhe brenda takimit që po zhvillon në Cërrik. Jashtë shkollës që zhvillohet “turi llogaridhënës” janë protestuesit e PD, ndërsa brenda janë qytetarët që i ankohen Ramës për problemet e përditshme.

Mes tyre është një zonjë që thotë se në spital nuk kanë asnjë qetësues. Kryeministri i përgjigjet me arrogancë: “Po kërkoni qiqrra në hell, nuk ka spital për çdo qytet. Shkoni në Elbasan se Cërriku me Elbasanin afër janë”, përgjigjet ai.

Ndërsa zonja i ankohet edhe për investimet në qytet, por Rama e anashkalon duke i thënë se këto janë punët e bashkisë.

Sakaq, disa herë u thotë të drejtohen tek portali “Shqipëria që duam”, por qytetarët i thonë se as aty nuk kanë marrë përgjigje për ankesat e tyre.