Shqiptarit i sekuestrohen 60 mijë euro dhe 2 kg kokainë, ja si i kushte fshehur

Një shtetas shqiptar 33-vjeç, ka rënë në prangat e policisë italiane mëngjesin e sotëm.

Disa banorë të zonës kanë raportuar në polici lëvizjen e çuditshme të shqiptarit në një ndërtesë në zonën e Splitit.

Më pas policia pas një kontrolli të ushtruar në shtëpinë e 33-vjeçarit, gjeti 2kg kokainë dhe 60 mijë euro, shkruan e përditshmja il resto del carlino.

Gjithashtu mësohet nga burimet zyrtare të policisë italiane që shetatsi shqiptar që i kishte fshehur eurot dhe kokainën në bodrum, në një furrë të vjetër.

Kokaina ishte e mbuluar me një substancë me erë të fortë të kafesë.

Sipas mediave vendase mësohet se shqipatari ishte pronar i një picerie në Piedirpia.

Ndërkohë i akuzuari është dërguar në burgun e Montacuto, për të marr dënimin.