FOTO/ 1 Qershori, të rinjtë e FRPD ndihmojnë fëmijët e sëmurë

Me rastin e 1 Qershorit, Ditës së Fëmijëve, FRPD Lezhë dhe Kryqi i Kuq për të 3-tin vit radhazi vijuan nismën për të ndihmuar fëmijët që vuajnë nga talasemia.

Të rinjtë demokratë kanë dhuruar gjak.

Pjesë e nismës humanitare ishte edhe kreu i FRPD-së Belind Këlliçi.

“Sot u shkëputëm për pak orë nga politika për të dhuruar gjak për fëmijët talasemikë në qytetin e Lezhës.

Kjo nuk është hera e parë që FRPD ndërmerr iniciativa të tilla për fëmijët talasemikë, të cilët kanë nevoja të shpeshta për transfuzion gjaku. Talasemia është një ndër sëmundjet më të shpeshta të gjakut, që ka përhapje masive edhe në Shqipëri, duke përfshirë më së shumti fëmijët.

Nevojat e tyre janë më të shumta se sa dhurimet vullnetare të gjakut në Shqipëri, ndaj FRPD i bën një apel çdo individi, të dhurojë gjak për të shpëtuar një jetë fëmije që ka nevojë për ndihmën tonë.

#FRPDLezhe#Dhurogjak#Kryqikuq#Shpetonjejete”, shkruan ai në një shënim në Facebook, duke postuar edhe pamje nga nisa e FRPD-së.