Juventus do portierin e Italisë në vend të Buffon

Juventus është vënë në kërkim të një portieri pas largimit të Gianluigi Buffon nga klubi bardhezi.

Titullar i kampionëve të Italisë do të jetë Szczesny. Por Juventus po kërkon një portier që të “bezdisë” sado pak polakun dhe të krijojë konkurrencë të fortë.

Bardhezinjtë pëlqejnë portierin Mattia Perin, 26-vjeç, pjesë e Kombëtares së Italisë.

Agjenti i portierit, Alessandro Lucci, ka pasur një takim paraditen e sotme në Milano me drejtorin sportiv të Juventusit, Fabio Paratici.

Tema e diskutimit ka qenë pa diskutim transferimi i Perin te Juventusi dhe pritet që shumë shpejt, marrëveshja të bëhet zyrtare.