Zbulohet mesazhi që Zidane u dërgoi lojtarëve pas largimit nga Real Madridi

Zinedine Zidane të enjten u largua nga Real Madridi pas qëndrimit prej dy vite e gjysmë.

Trajneri francez mbajti një konferencë për shtyp, ku njoftoi për largimin e papritur, vendim të cilin e pranoi edhe klubi i Real Madridit.

Pas njoftimit për largim, Zidane u ka dërguar një mesazh të gjithë lojtarëve të Real Madridit, me të cilët bëri historinë duke fituar tre tituj të Ligës së Kampionëve radhazi.

Është Cadena Cope që ka publikuar mesazhin që Zidane u ka dërguar lojtarëve.

“Faleminderit për gjithçka. Pa mbështetjen tuaj në momentet e vështira, asgjë nuk do të ishte e mundur. Shihemi së shpejti”, ishte mesazhi i Zidane.